TV LIVE
ShowBiz
30 January 2026
“E kam shkruar me lot”, Gjesti rikthehet pas tragjedisë me një këngë për vëllain e ndjerë: E kuptova sa shumë të desha kur ike

Pas një periudhe shkëputjeje nga skena muzikore, Gjesti është rikthyer me një projekt që mbart peshë të madhe emocionale. “Memories” është një dedikim prekës që vjen pas tragjedisë familjare që e mbajti atë larg syrit të publikut, humbjes së vëllait të tij.

Në postimin ku njofton këngën, ai shkruan: “Muzika më ka ndenjur gjithmonë afër, si në gëzim, si në hidhërim. ‘Memories’ është një këngë që e kam shkruar me lot dhe e kam pasur shumë të vështirë ta incizoj. Jam munduar ta kursej familjen time, mos t’i mërzis shumë. E në krejt këtë mërzi, po mundohem të gjej lumturi dhe të kthehem në muzikë afër jush.”

Teksti dhe vija melodike mbajnë prekjen e tij. Në rreshtat e këngës, Gjesti i thotë vëllait se “i kanë mbetur shumë gjëra pa i thënë”, teksa nuk mundet t’i ndalë kujtimet për të.

Ai shpreh dhimbjen e vet duke thënë se “s’ka motiv ta vazhdojë më jetën”, ndërsa kujton momente sesi kohën e lirë e kalonin bashkë, të cilat nuk kthehen më pas. “E kuptova kur ike sa shumë të desha”, shprehet këngëtari.

Rikthim shënon një moment të rëndësishëm për Gjestin, i cili ka zgjedhur artin si formën e tij të komunikimit me publikun. Ende pa u bërë 24 orë nga publikimi i saj, kënga ka arritur në mbi 800 mijë klikime.

Vëllai i Gjestit humbi jetën në shtatorin që lamë pas në një aksident automobilistik në Pejë.



Të ndryshme
Më shumë