TV LIVE
Nga Vendi
4 February 2026
PROTESTË EDHE NË KËRÇOVË KUNDËR LIGJIT TË RI PËR RREGULLIMIN E KOMUNIKACIONIT ME TË CILIN U KONFISKOHEN VETURAT SHOFERËVE PA LEJE

Pas protestave të mbajtura në disa qytete të vendit, sot dhjetëra qytetarë të Kërçovës, kryesisht nga komuniteti rom, kanë protestuar për disa minuta në rrugën magjistrale Kërçovë–Gostivar.
Protesta u organizua si shenjë pakënaqësie ndaj ligjit të ri për rregullimin e komunikacionit, i cili parasheh konfiskimin e automjeteve që drejtohen nga shoferë pa patentë shoferi.
Qytetarët shprehën shqetësimin e tyre dhe kërkuan rishqyrtimin e ligjit nga institucionet përkatëse.
Protestën nga afër e kanë monitoruar edhe pjestarë të policisë, ndërsa protestuesit thanë se do të vazhdojnë me protestat për çdo ditë deri sa të plotsohen kërkesat e tyre.



Të ndryshme
Më shumë