Sot (4 shkurt 2026), një grup prej rreth 50 qytetarëve të kombësisë rome organizuan dy protesta në Kërçovë, duke kërkuar heqjen e menjëhershme të dispozitave të reja ligjore që lejojnë konfiskimin e përkohshëm të mjeteve motorike nga policia në rast se drejtuesi i mjetit nuk disponon patentë shoferi.
Protesta e parë ishte e pa njoftuar dhe u mbajt para Stacionit Policor Kërçovë, pjesërisht edhe në rrugën magjistrale Kërçovë-Ohër. Ndërsa për protestën e dytë, e cila filloi në orën 14:00 dhe u mbajt para ndërtesës së Komunës së Kërçovës, ishte dorëzuar një njoftim me shkrim në Stacionit Policor Kërçovës, në mënyrë të rregullt dhe në kohë.
Gjatë protestave, nuk janë regjistruar shkelje të rendit dhe sigurisë publike, as dëmtime të pasurisë, dhe policët e Stacionit Policor të Kërçovës siguronin rendin dhe sigurinë në vendngjarje“, informon Stevan Dimovski, zëdhënës i SPB Ohër.