TV LIVE
Nga Vendi
5 February 2026
Presidentja Siljanovska-Davkova takoi presidentin e EBA-së, Mohammed bin Zayed Al-Nahyan

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin Botëror të Qeverive në Dubai, zhvilloi një takim me presidentin e Emirateve të Bashkuara ArabeSheikun Mohammed bin Zayed Al-Nahyan. Nga Presidenca thonë se gjatë takimit, Siljanovska-Davkova shprehu falënderim për mikpritjen dhe mundësinë për të marrë pjesë në samit, duke e vlerësuar atë si një platformë jashtëzakonisht të rëndësishme për përballimin e sfidave globale dhe rajonale dhe për zhvillimin e një dialogu të rëndësishëm me udhëheqës dhe partnerë të shquar nga e gjithë bota. Në fokus të bisedës, siç njoftoi Kabineti i Siljanovska-Davkovës, ishin perspektivat për thellimin e bashkëpunimit bilateral dhe u theksua nevoja për përmirësimin e kornizës ligjore.

“Presidentja përshëndeti vendosjen e regjimit pa viza mes dy vendeve, duke e vlerësuar këtë si një mundësi të shkëlqyer për lehtësimin e komunikimit të përgjithshëm midis dy shoqërive. Ajo shprehu bindjen se takimi, i cili realizohet para 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve, do të japë një impuls të fortë në zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet tyre. Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi çështjet globale aktuale dhe rëndësinë e përpjekjeve për zgjidhjen e konflikteve ekzistuese. Në këtë kontekst, presidentja përshëndeti rolin konstruktiv dhe të përgjegjshëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, i cili bazohet në parimet e paqes dhe tolerancës”, thonë nga Presidenca.



Të ndryshme
Më shumë