TV LIVE
Nga Vendi
10 February 2026
Do të kontrollohen të gjitha subjektet juridike të biznesit me marihuanë, nuk përjashtohet mundësia që sasia e sekuestruar të arrijë 100 tonë, thotë Mickoski

Pritet që Qeveria sot në mbledhje të marrë vendim për kryerjen e kontrollit në të gjitha subjektet juridike që merren me kultivimin e marihuanës dhe prodhimin e vajit të kanabisit, si rezultat i parregullsive të konstatuara dhe mosrespektimit të Ligjit që rregullon këtë fushë në disa subjekte juridike, pasi që pati sekuestrim të 40 tonë marihuane. Kryeministri Hristian Mickoski, thotë se nuk e përjashton mundësinë që sasia e marihuanës së sekuestruar të rritet dhe të arrijë 100 tonë. Ai beson se vendimi ligjor është në rregull, por problemi është se ai nuk është zbatuar dhe se është vepruar sipas një rregulloreje të miratuar, e cila është në kundërshtim me Ligjin. 

“Unë tashmë kam njoftuar se në periudhën në vijim do të bëhet kontroll edhe në objekte të tjera. Sot në Qeveri do të merret kjo detyrë, dhe unë për shkak të aktiviteteve të tjera nuk do ta udhëheqë mbledhjen, do ta udhëheqë zëvendëskryetari Dimovski. Por, pres që vendime të tilla të merren edhe në ditët në vijim dhe të kontrollohen të gjitha kompanitë që në një mënyrë apo tjetër kanë marrë licencë për të ushtruar këtë aktivitet”, tha Mickoski në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve pas inpektimin të aktiviteteve ndërtimore për zgjerimin e SHFK “Nevena Georgieva – Dunja” në Komunën e Kisella Vodës. 

Kryeministri thotë se në një periudhë të caktuar, kur janë dhënë licencat, ministër aty ka qenë Venko Filipçe, por thekson se problemi nuk është te licencat, por tek rregullorja që është në kundërshtim me ligjin. 

Ai shton se ky është vetëm fillimi i hetimit dhe i aksionit, dhe se sipas indikacioneve dhe informacioneve nga hetimi i kryer nga ana e MPB-së bëhet fjalë për një çështje shumë serioze. 

Më 7 shkurt Ministri i Punëve të Brendshme informoi se është duke u zhvilluar një aksion i gjerë, brenda të cilit është sekuestruar një sasi e madhe marihuane. Në një subjekt juridik në Shkup janë gjetur dhe sekuestruar rreth nëntë tonë marihuanë dhe mbi 1,300 shishe me vaj kanabisi (gjysmëprodukt). Nga subjektet juridike nga rajoni juglindor, janë sekuestruar mbi 31 tonë marihuanë dhe biomasa.



Të ndryshme
Më shumë