TV LIVE
Nga Rajoni
12 February 2026
Qeveria “Kurti 3” nis punën, kryeministri: Buxheti këtë vit është 4 miliardë euro

Vetëm një ditë pas miratimit të Qeverisë së re në Kuvendin e Kosovës, kabineti zhvilloi mbledhjen e parë. Kryeministri Albin  Kurti deklaroi se vlera e buxhetit është 4 miliardë euro.

“Është buxhet me vlerë prej 4 miliardë euro. Për komunat parashihen 867 milionë euro. Ky buxhet përmban edhe pagën e 13-të për punëtorët e sektorit publik, që do të paguhet sapo të hyjë në fuqi ligji i buxhetit. Ky buxhet  permban ndryshimin e nevojshem , per rritjen e shteses per pervojen e punes, dyfishim…..

Shefi i qeverisë së Kosovës bëri me dije se nga e premtja nisin konsultimet me subjektet politke  për  zgjedhjen e presidentit.

Në qeverinë “Kurti 3” do të ketë 19 ministri. Ministër i Financave do të jetë Hekuran Murati, ministër i Mbrojtjes Xhelal Zveçla dhe ministër i Brendshëm Lulëzon Jagxhiu.

Zëvendës kryeministër i parë dhe  ministër i Punëve të Jashtme do te jetë Glauk Konjufca, ndërsa zëvëndës kryeministre e dytë dhe  ministre e Drejtësisë Donika Gërvalla./vizionplus.tv



Të ndryshme
Më shumë