TV LIVE
Nga Vendi
13 February 2026
SHF “MUSTAFA KEMAL ATATURK” NË PLLASNICË ME KABINETE MODERNE DHE KUSHTE OPTIMALE PËR MËSIM

Shkolla fillore “Mustafa Kemal Ataturk” në fshatin Pllasnicë, ku mësimin e ndjekin 253 nxënës në gjuhën turke, po e vijon procesin edukativo-arsimor në kushte optimale.
Drejtori i shkollës, Riza Rexheposki, theksoi se falë investimeve të realizuara nga Komuna e Pllasnicës, shkolla tashmë disponon kushte të mira për zhvillimin e mësimit. Ai bëri të ditur se shkolla posedon palestër sportive për edukatën fizike dhe objekti shkollor është i pajisur, bibliotekë dhe kabinete për lëmi të ndryshme, të cilat u mundësojnë nxënësve të përfitojnë edhe njohuri praktike, përveç atyre teorike.
Sipas tij, këto investime ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së procesit mësimor dhe në krijimin e një ambienti më të përshtatshëm për nxënësit dhe stafin arsimor.


 



Të ndryshme
Më shumë