TV LIVE
Nga Vendi
13 February 2026
DITA E PARË E MUAJIT RAMAZAN MË 19 SHKURT,AKTIVITETE TË SHUMTA NGA MYFTINIA E KËRÇOVËS GJATË MUAJIT TË SHENJTË

Besimtarët myslimanë do të nisin agjërimin e muajit të shenjtë të Ramazanit të ditën e enjten, më dt.19 shkurt 2026.
Me këtë rast, myftiu i Kërçovës Qamil Rushiti, bëri të ditur se gjatë këtij muaji janë paraparë një sërë aktivitetesh fetare dhe edukative.
Sipas tij, përveç shënimit të datave të rëndësishme fetare, siç është Nata e Kadrit, do të organizohen edhe ligjërata dhe aktivitete të ndryshme fetare, ku do të përfshihen edhe gjinia femrore.
Myftiu Rushiti gjithashtu njoftoi se falja e namazit të teravisë në të gjitha xhamitë në territorin e Myftinisë së Kërçovës do të mbahet çdo mbrëmje duke filluar nga ora 19:30.


 



Të ndryshme
Më shumë