TV LIVE
Nga Rajoni
18 February 2026
Rexhep Selimi një zemër për bashkëshorten/ Momente emocionuese në Hagë, liderët e UÇK-së përshëndesin familjarët

Me hapjen e perdes që ndan galerinë nga salla e gjyqit, katërshja e UÇK-së kanë përshëndetur familjarët e tyre, që sot kanë shkuar në numër të madh në ndërtesën e Speciales në Hagë.

Secili prej liderëve të UÇK-së, gjatë kohës që prisnin të hynte në sallë trupi gjykues, kanë parë në anën e majtë të tyre dhe kanë përshëndetur me dorë familjarët.

Rexhep Selimi është parë duke i bërë “zemrën” bashkëshortes së tij, Shqipe Selimi, e cila ishte e pranishme, raporton KosovaPress. Në Hagë sot ndodhet edhe zv.kryeministri, njëherazi Ministri i Jashtëm i Kosovës Glauk Konjufca.

Në orën 09:00 ka nisur seanca me parashtrimet e mbrojtësit të viktimave. Më pas avokatët do të kenë mundësi të bëjnë komentet e tyre lidhur me deklaratat e ZPS-së që janë dhënë të hënën.

Më tej, pas një pauze janë parashikuar deklarimet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Ata do të kenë ne dispozicion nga 20 minuta secili për të folur.



Të ndryshme
Më shumë