Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit të brendshëm, duke shpallur emrat e rinj që do të udhëheqin degët në zona strategjike të vendit. Me vendim të drejtpërdrejtë të kryetarit të kësaj partie, Ali Ahmeti, procesi i reformimit ka marrë formë zyrtare me emërimin e figurave që pritet të fuqizojnë prezencën e partisë në terren.
Sipas njoftimit zyrtar, “pakoja e re” e drejtuesve përfshin:
Dega Çashkë – Sedat Ahmeti
Dega Veles – Mensur Adili
Dega Petrovec – Tahir Livoreka
Dega Studeniçan – Shefket Kadri
Ky riorganizim shihet si një mesazh i qartë i unitetit dhe vizionit të BDI-së, e cila synon të rikonfirmohet si forca kryesore politike ndër shqiptarët. Burime nga partia bëjnë me dije se ky është vetëm fillimi i një procesi të thelluar që synon shtrirjen e organizuar në çdo cep të vendit, duke u përgatitur për sfidat e ardhshme politike.
BDI thekson se ky hap dëshmon përgjegjësi të lartë dhe një gatishmëri të re për t’iu përgjigjur kërkesave të qytetarëve me struktura të rifreskuara dhe energji të reja.