Këshilli i Komunës së Kërçovës ka miratuar themelimin e një ndërmarrjeje të re publike për planifikim, projektim, mbikëqyrje dhe revizion, e cila do të mbajë emrin “Kiçevo Projekt”. Vendimi është miratuar me 12 vota pro, 5 kundër dhe 1 të përmbajtur.
Gjatë prezantimit të kësaj ndërmarrjeje, sekretarja e Komunës së Kërçovës, Aneta Nasteska, theksoi se ndërmarrja e re pritet të rrisë efikasitetin në realizimin e projekteve komunale dhe të jetë drejtpërdrejt në shërbim të qytetarëve
Megjithatë, themelimi i kësaj ndërmarrje është kundërshtuar nga këshilltarët e AKI-së, të cilët vlerësuan se kjo ndërmarrje mund të paraqesë barrë financiare shtesë për buxhetin komunal.
Ndërsa këshilltari i LSDM-së e arsyetoi themelimin e ndërmarrjes, duke theksuar rëndësinë e krijimit të kapaciteteve të brendshme profesionale
Nga AKI gjithashtu shprehën shqetësimin se krijimi i një ndërmarrjeje të tillë publike mund të ndikojë negativisht në treg, duke e cilësuar atë si deformim të konkurrencës dhe pengesë për sektorin privat.