TV LIVE
Nga Vendi
23 February 2026
JOVANOVSKI GARANTON SE NUK DO TË KETË DEPONI PRANË VARREZAVE MYSLIMANE, POR REFUZON PËRGJIGJE ME SHKRIM

Banorët e fshatrave Trapçindoll dhe Reshtan, së bashku me përfaqësues nga bashkësitë e tjera lokale, të cilët prej ditësh janë ngritur kundër vendosjes së një deponie të përkohshme në afërsi të varrezave myslimane të qytetit, kanë zhvilluar sot një takim me kryetarin e Komunës së Kërçovës, Aleksandar Jovanovski.
Në takim morën pjesë edhe përfaqësues nga Myftinia e Kërçovës, të cilët i kërkuan kryetarit që në atë lokacion të mos vendoset deponi e përkohshme, duke theksuar se një vendim i tillë cenon ndjenjat e besimtarëve dhe familjarëve që kanë të afërmit e tyre të varrosur aty pranë.

Nga ana e tij, kryetari Jovanovski ndonse garantoi se në atë vend nuk do të realizohet deponi e përkohshme, por shtoi se vendimmarrja përfundimtare për një lokacion do ti jepet Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Megjithatë,në momentin kur banorët kërkuan një përgjigje me shkrim nga Komuna e Kërçovës lidhur me këtë çështje, kryetari Jovanovski e konsideroi këtë kërkesë si ofenduese.

Banorët janë shprehur se do të vazhdojnë të ndjekin nga afër zhvillimet dhe se nuk do të lejojnë që në atë lokacion të bëhet deponi e përkohshme.



Të ndryshme
Më shumë