TV LIVE
Sport
24 February 2026
Sesko i lumtur me fitoren dhe golin e shënuar ndaj Evertonit

Sulmuesi i Manchester United, Benjamin Sesko, është shprehur i lumtur me fitoren dhe golin e shënuar ndaj Evertonit.

‘Djajtë e Kuq’ të hënën mbrëma mundën Evertonin, me rezultat 1-0, me golin e sulmuesit slloven.

“Ishte shumë e rëndësishme për ne ta fitojmë këtë ndeshje. Ishte shumë e vështirë. Ne luftuam, ata luftuan. Ishte një betejë 50 me 50, por arritëm ta menaxhojmë deri në fund dhe ta sigurojmë fitoren”, deklaroi Sesko.

Duke folur për formën e tij në javët e fundit, slloveni tha se gjithmonë është i gatshëm të kontribuojë për skuadrën, pavarësisht minutave në dispozicion.

“Për mua është e rëndësishme që sa herë futem në lojë të përpiqem ta ndihmoj ekipin. Kjo është arsyeja pse jam këtu. Qoftë për pesë minuta apo për 90 minuta, nuk ka rëndësi”.

“Unë besoj në veten time dhe edhe bashkëlojtarët besojnë tek unë. Ata e dinë çfarë presin kur hyj në lojë. Pastaj, natyrisht, gjithçka varet nga unë që ta realizoj në fushë”, përfundoi Sesko.



Të ndryshme
Më shumë