TV LIVE
Nga Vendi
24 February 2026
BDI KËRÇOVË KUNDËR HEDHJES SË MBETURINAVE NË ZONËN E ISH-KOMUNËS SË OSLLOMESË

Dega e Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në Kërçovë ka reaguar kundër hedhjes së mbeturinave në afërsi të fshatrave të ish-Komunës së Osllomesë.
Këshilltari komunal Shefki Imeti, i shoqëruar nga kryetari i degës së BDI-së në Kërçovë, Arlind Sejdini, ka kërkuar nga Komuna e Kërçovës që të ndërpresë menjëherë hedhjen e mbeturinave në këtë zonë. Në të kundërtën, sipas tij, do të ndërmerren masa më radikale.
Imeti njëkohësisht u ka bërë thirrje edhe përfaqësuesve të VLEN-it që të reagojnë lidhur me këtë situatë.
Ndërkohë nga Komuna e Kërçovës thonë se  Në gropat e minierës në TPP Osllomej depozitohen të gjitha ato që nxirren nga lumi dhe nga zgjerimi i shtratit të lumit. Për fat të keq, si kudo tjetër, lumi është plot me gjithçka që kanë hedhur qytetarët e pandërgjegjshëm, duke përfshirë çdo lloj mbeturine.



Të ndryshme
Më shumë