TV LIVE
Nga Vendi
27 February 2026
IMAMI NURAN SULEJMANOSKI: RAMAZANI, MUAJ I REFLEKTIMIT DHE SOLIDARITETIT

Imami i xhamisë “Bella Kulla” në Kërçovë, Nuran Sulejmanoski, ka folur për Tv Uskana mbi rëndësinë dhe vlerat shpirtërore që sjell muaji i shenjtë i Ramazanit.
Ai theksoi se Ramazani është një periudhë e veçantë reflektimi dhe përkushtimi, gjatë së cilës besimtarët myslimanë largohen nga veset e këqija dhe përpiqen të afrohen më shumë me njëri-tjetrin dhe me Zotin e Madhërishëm.
Sipas tij, ky muaj nuk ka të bëjë vetëm me agjërimin, por edhe me forcimin e lidhjeve familjare e shoqërore, si dhe me kultivimin e vlerave të mirëkuptimit, faljes dhe respektit të ndërsjellë.
Imami Sulejmanoski shtoi se Ramazani është gjithashtu muaj i humanizmit dhe solidaritetit.


 



Të ndryshme
Më shumë