Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot në Tetovë ka mirëpritur presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.
“Me shumë kënaqësi e mirëpritëm në Tetovë Presidentin e Shqipërisë, Sh. T. Bajram Begaj. Biseduam për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona dhe perspektivën e përbashkët europiane. Tetova gjithmonë ka qenë një urë e rëndësishme bashkëpunimi kulturor, arsimor dhe kombëtar, dhe vizita e Presidentit është dëshmi e vëmendjes që ka Shqipëria ndaj këtij bashkëpunimi. Do të jemi gjithmonë këtu për të forcuar edhe më shumë lidhjet vëllazërore mes shqiptarëve!”, shkroi Kasami. (INA)