TV LIVE
Sport
7 April 2026
Magjia e Champions-it rikthehet me dy superpërballje

Magjia e Ligës së Kampionëve rikthehet sonte me dy ndeshjet e para të çerekfinaleve.

Vëmendja kryesore është në “Santiago Bernabeu”, ku përballen dy gjigantët evropianë, Real Madrid dhe Bayern Munich. Ky duel klasik ka dhuruar shpesh emocione të mëdha dhe pritet të mos zhgënjejë as këtë herë.

Madrilenët synojnë të shfrytëzojnë eksperiencën dhe historinë e pasur në këtë garë, ndërsa bavarezët udhëtojnë me objektiv të qartë – eliminimin e njërit prej favoritëve kryesorë. Një përballje ku pritet që nuancat të vendosin gjithçka.

Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes, Sporting CP pret në Lisbonë Arsenalin. Dueli premton ritëm të lartë dhe lojë ofensivë nga të dyja skuadrat, me vendasit që kërkojnë surprizën, ndërsa londinezët synojnë të vazhdojnë formën e mirë këtë edicion.

Të dyja ndeshjet nisin nga ora 21:00.

Ndërkohë, të mërkurën zhvillohen edhe dy sfida tjera të këtij rrethi të Champions-it. Barcelona përballet me Atletico Madridin, ndërsa Paris Saint-Germain është nikoqir i Liverpool.



Të ndryshme
Më shumë