Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kongresmenit amerikan dhe mikut të madh të shqiptarëve, Eliot Engel.
Në postimin e tij në Facebook, Ahmeti thekson se Engel për më shumë se tre dekada ka qëndruar pranë shqiptarëve, duke qenë zëri i tyre i fuqishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai vlerëson se Engel do të kujtohet ndër gjenerata si një mik i jashtëzakonshëm i shqiptarëve dhe një kontribues i madh në të gjitha proceset politike dhe shoqërore në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Shqipëri, Luginën e Preshevës, Mal të Zi dhe diasporë.
“Kam mësuar në çdo takim me të, në Uashington, Shkup e Prishtinë, dhe shqiptarët ishin me fat që e patën dhe do të mbeten përjetësisht mirënjohës dhe falënderues,” thuhet në reagimin e tij.
Në fund të mesazhit, Ahmeti shpreh ngushëllime për familjen e Engel dhe falënderim për kontributin e tij të çmuar për çështjen shqiptare:
“Lamtumirë mik, ngushëllime familjes dhe të faleminderit për çdo gjë që ke bërë për ne.