TV LIVE
Nga Vendi
14 April 2026
FSHATI KALESHE MES HISTORISË,LARGIMIT DHE SHPRESËS SË RIKTHIMIT

Fshati malor Kaleshe , në rajonin e Kërçovës me pamje mahnitëse ,dikur një vendabnim i gjallë me plot jetë,ndërsa sot përballet pasojat e braktisjes, nga mungesa e pespektivës,ka bërë që ky fshat të mbetet i boshatisur, me shumë pak familje që ende jetojnë atje.
I zbrazët por plot histori, nga shkolla e parë në fshat ku dikurë ka qenë e mbushur me gjallëri ku kanë ndjekur mësimin nxënësit e fshatit .
Po ashtu në fshat gjenden edhe objekte tjera hisorike me rëndësi të veçantë kulturore e shpirtërore, që dëshmojnë për traditën dhe historinë e gjatë të këtij fshati.
Një ndër pikat me potencial që mbetet e pa shfrytëzuar është edhe shpella që ndodhet aty pranë fshatit , që mund të tërheqë edhe vizitorë të shumtë.
Së fundmi ka shenja rikthimi në fshat , disa familje kanë ndërtuar edhe shtëpitë e tyre duke rigjallëruar fshatin gjatë fundjavëve apo pushimeve verore me ardhjen edhe të mërgimtarëve.

Por një dnër sfidat mbetet edhe rruga , pasi së fundmi është hapur një gropë, ndërsa një pjesë edhe është shembur, duke paraqitur vështirësi dhe  rrezik për familjet që jetojnë atje por edhe për vizitorët e këtij fshati.


 



Të ndryshme
Më shumë