Muzeu i Gjeniut të Letërsisë Shqipe, Ismail Kadare, po përjeton një periudhë rritjeje të ndjeshme të interesit, jo vetëm nga vizitorët vendas, por edhe nga ata të huaj.
Bruno Pjetri, ciceroni i muzeut, tregon se pjesa më e madhe e vizitorëve janë tashmë të njohur me veprat e Kadare, dhe ky fakt ka kontribuar në rritjen e numrit të turistëve që vizitojnë muzeun.
Në këtë muze përveç veprave të njohura të shkrimtarit, vizitorët mund të zbulojnë aspekte të tjera të jetës dhe krijimtarisë së tij, të cilat u ngjallin kureshtjen për t’u njohur më afër me historinë e një prej autorëve më të rëndësishëm të letërsisë moderne.
Recently Spotted Asteroid Set for Near Miss With EarthKeep Watching
A.K./TemA