Në ambientet e Komunës së Kërçovës u mbajt mbledhja e rregullt e Shtabit Rajonal pranë Qendrës për Menaxhimin e Krizave në Kërçovë, ku morën pjesë përfaqësues të të gjitha institucioneve relevante.
Në fokus të takimit ishin analizat e zjarreve të vitit të kaluar, mësimet e nxjerra si dhe përgatitjet për sezonin e ardhshëm, me theks të veçantë në masat parandaluese, koordinimin dhe gatishmërinë e institucioneve për përballimin e zjarreve në hapësira të hapura.
Autoritetet theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe respektimit të procedurave standarde, me qëllim reagim më efikas dhe parandalim të rasteve të zjarreve.