TV LIVE
Nga Vendi
23 April 2026
KËSHILLI I KOMUNËS SË KËRÇOVËS MBAJTI MBLEDHJEN E 8-TË, MIRATOHEN DISA PIKA TË RËNDËSISHME

Këshilli i Komunës së Kërçovës mbajti mbledhjen e tetë me radhë, në të cilën u shqyrtuan dhe u miratuan disa pika të rëndësishme .Në këtë mbledhje, këshilltarët komunalë miratuan raportin vjetor për realizimin e programit për zhvillimin e rajonit jugperëndimor për vitin 2025. Gjithashtu, u dha dritë jeshile edhe për llogarinë përfundimtare lidhur me projektet e realizuara gjatë vitit të kaluar.
Pjesë e rendit të ditës ishin edhe çështjet që lidhen me arsimin fillor në komunë, për të cilat këshilltarët dhanë miratimin e tyre, duke synuar përmirësimin e kushteve në shkollat fillore.
Ndërkohë, u miratua edhe programi për ndërtimin e terreneve sportive, të hapura dhe të mbyllura, në territorin e Komunës së Kërçovës, me qëllim krijimin e hapësirave më të mira për aktivitet fizik dhe rekreacion për qytetarët.



Të ndryshme
Më shumë