TV LIVE
ShowBiz
25 April 2026
Moza për herë të parë në sfidë dhe del e para! Kush janë dy fermerët që shkojnë “kokë më kokë” në nominim

Gol në minutë të fundit është cilësuar nga opinionistët fitorja e sfidës nga ana e Mozës. Poetja ishte përballë dy fermerëve, Ervinit dhe Dj Bujakës.

Një sfidë, e cila kishte edhe sfidën fizike dhe të mendore. 3 fermerët do të duhet të hapnin një derë, ku më pas do të kalonin disa pengesa. Ervini dhe Bujaka ishin shumë afër njëri-tjetrit në këtë sfidë fizike, duke lënë shumë mbrapa Mozën.

Kush arrinte i pari, do të duhet të formonte një shprehje popullore. “Ujkut mos i var mëlçinë në qafë” ka qenë fjala, të cilën e ka gjetur e para Moza, duke bërë që dy fermerët e tjerë të shkojnë në televotim kokë më kokë dhe njëri prej tyre do të largohet ditën e hënë.

Moza dhe Ervini ishin pjesë e sfidës pas daljes së Ermionës.

Ata u zgjodhën nga 6 fermerët që kishin imunitet. Në argumentin e tyre, fermerët votuan Mozën me argumentin që ta shihnin edhe atë në sfidë. Ndonëse fillimisht refuzoi ta bënte sfidën, poetja më pas e pranoi.

“Fermerët e tjerë duhet ta kuptojnë që Mozën nuk e nxjerrin jashtë as sfidat”, tha Einxhel.



Të ndryshme
Më shumë