Një projekt muzikor që prek zemrat dhe rikthen në kujtesë heroizmin, sakrificën dhe veprën e pavdekshme të dëshmorëve tanë.
Përmes kësaj kënge emocionuese, kujtohen përherë dëshmorët tanë, duke u krenuar gjithë jetën me veprën dhe sakrificën e tyre.
Në tekstin e këngës janë përfshirë disa nga dëshmorët e Kërçovës, nga periudha dhe etapa të ndryshme historike, duke sjellë në vëmendje lavdinë dhe heroizmin e tyre ndër vite.
Uran Dervishi ka deklaruar se në një këngë tjetër do t’i kujtojë edhe dëshmorët e tjerë.
Respekt për veprën e pavdekshme të trimave tanë!