Në një botë paralele, larg Shqipërisë, Everton, një skuadër pa asnjë objektiv, ndal Man.City, frenon ekipin e Pep Guardiola-s duke larguar “qytetarët” nga gara për titull, një “X” që u festua gjatë në Londër, në radhët e Arsenal. Ekipi i Artetas merr një asist të rëndësishëm, me “topçinjtë” që 3 javë përpara fundit të sezonit e shohin veten në kuotën e 76 pikëve, 5 më shumë se Man.City, Ekipi i Guardiola-s ka një ndeshje më shumë në dispozicion, por Arsenal ka në dorë fatet e titullit, mjafton të fitojnë 3 ndeshjet e fundit pa kthyer kokën pas, pa parë se çfarë bën Man.City.
Doku hapi siparin me një gol fantastik në minutën e 43, me një goditje perfekte që u ndal në trekëndësh. Në fraksionin e dytë, historia e këtij takimi ndryshoi totalisht, me Everton që mori kontrollin e lojës. Në minutën e 68-të, Barry përfitoi nga një gafë e Man.City në mbrojtje, mposhti dhe Donnarumma-n duke barazuar shifrat në 1-1. Everton nuk u mjaftua me kaq, por në minutën 73-të, gjatë zhvillimeve të një goditje këndi, O’Brien me kokë bëri që stadiumi të shpërthente në festë.
https://www.youtube.com/watch?v=2I77nOjQgzc
Në aksionin pasues, Kovacic shpiku një asist fantastik për Erling Haaland, me biondin që finalizoi plot klas duke barazuar shifrat në 2-2. Pep Guardiola nuk i besonte syve nga pankina ku në minutën e 81-të sërish Barry, i pa mbuluar në zonë e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë duke rikthyer edhe një herë Everton në avantazh. Man.City nuk u dorëzua, besoi deri në fund dhe në limite të shtesës, në frymën e fundit, Doku sërish me një goditje fantastike barazoi rezultatin në 3-3 duke shmangur humbjen e Man.City.
https://www.youtube.com/watch?v=2I77nOjQgzc
Pas këtij “X”, Pep Guardiola e pranon se tani asgjë nuk është më në dorën e tyre: “Tani asgjë nuk është në duart tona, përpara kësaj ndeshje ishte, por tani jo. Kemi edhe 4 ndeshje në dispozicion, e radhës është kundër Brentford, të shohim se çfarë do të ndodhë, ndeshjet janë të ngjashme pasi të gjithë konkurrentët janë të mirë, por ne futemi në fushë me besim”, u shpreh Pep Guardiola.