TV LIVE
Sport
6 May 2026
Rikthim në finale, Arsenal jo favorite, por shifrat janë në krahun e “topçinjve”

​​​​​​Arsenal u rikthye të luajë një finale të Champions League pas plotë 20 vitesh. Në “Stade de France” më 2006, “topçinjtë” flirtuan me trofeun me veshë të mëdhenj teksa kryesonin në pjesën e pare pas golit të Campbell, ndërsa në fraksionin e dytë Samuel Eto’o dhe Belletti do të siglonin përmbysjen e madhe në favor të katalanasve.

Që nga ai moment londinezët nuk kanë mundur dot të shkojnë në një finale pavarësisht se në sezone të caktuara kanë patur skuadër me shumë lojtarë me kualitet. Këtë sezon ndoshta pak besuan tek skuadra e Artetës. Mes dëshirës për të rikthyer titullin kampion në Premier League dhe dëshirës për të ecur sa më gjatë në Champions League, ekipi nga veriu i Londrës i ka mahnitur të gjithë. Jo për lojën e bukur e as për golat e shumtë, por për konsistencën sa i takon rezultateve positive. Dominim abosult gjatë fazes së ligës duke e mbyllur atë në vendin e pare si dhe mbi të gjitha skuadra e vetme pa pësuar humbje gjatë këtij sezoni në Champions.

Numrat nuk janë opinion dhe në rastin e “topçinjve” konfirmojnë faktin se në finale e Budapestit kemi skuadrën që ka bërë më mire deri tani. 6 gola të pësuar, mbrojtja e Arsenal është më e mira e kompeticionit, ndërsa në 9 ndeshje të këtij kompeticioni ata nuk kanë lejuar asnjë gol në portën e tyre. Forca e kësaj skuadre është grupi, pavarësisht se Artetës nuk i mungojnë “yjet” brenda skuadrës. Një prej tyre është sulmuesi anglez Bukayo Saka. 14 gola dhe assist janë shifra, që e kanë kthyer anësorin në një prej liderëve të kësaj skuadre.

Mbrëmjen e 30 Majit në Budapest në finale e këtij sezoni, pavarësisht se cili do të jetë rivali i Arsenal, Bayern Munich apo PSG, “topçinjtë” vijnë si jo favoritë, por me shifrat që ata kanë prodhuar këtë sezon, do ti kenë të gjitha kartat në rregull për të synuar ngritjen e trofeut më të lakumuar për klube në kontinent.



Të ndryshme
Më shumë