TV LIVE
Sport
7 May 2026
Sot vendosen finalistët në Europa League dhe Conference League, ndeshje vendimtare në gjysmëfinale

Pas emocioneve të UEFA Champions League, këtë të enjte luhen ndeshjet e kthimit të gjysmëfinaleve edhe në UEFA Europa League dhe UEFA Conference League, ku do të përcaktohen skuadrat finaliste të këtij sezoni.

Në Europa League, vëmendja është te përballja angleze mes Aston Villa-s dhe Nottingham Forest. Forest vjen me një avantazh minimal pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë, por sfida në “Villa Park” mbetet e hapur, me vendasit që synojnë përmbysjen.

Në gjysmëfinalen tjetër, Braga do të përballet në transfertë me Freiburgun. Portugezët kanë fituar 2-1 ndeshjen e parë në minutat e fundit, por diferenca është e vogël dhe gjithçka mbetet për t’u vendosur në Gjermani.

Në Conference League, Rayo Vallecano udhëton në Francë për sfidën ndaj Strasbourg, duke mbrojtur avantazhin minimal 1-0 të marrë në ndeshjen e parë. Skuadra ku aktivizohet edhe mbrojtësi Ivan Balliu synon të sigurojë një vend në finalen e Leipzigut.

Në ndeshjen tjetër, Crystal Palace duket më pranë finales pas fitores 3-1 në transfertë ndaj Shakhtar Donetskut, por gjithsesi mbetet për t’u parë nëse skuadra ukrainase do të arrijë të surprizojë në ndeshjen e kthimit.

Gjithçka është e hapur në këto gjysmëfinale vendimtare, ku emocionet dhe surprizat mbeten pjesë e pandashme e kompeticioneve europiane.



Të ndryshme
Më shumë