TV LIVE
Sport
7 May 2026
RRJETA E YJEVE DHE OK KRYQI I KUQ KËTË FUNDJAVË NË KËRÇOVË ORGANIZOJNË NGJARJE SPORTIVE PËR GJIMNAZISTËT

Organizata Sportive Rrjeta e Yjeve dhe Kryqi i Kuq Organizata Komunale Kërçovë kanë zyrtarizuar bashkëpunimin për organizimin e aktiviteteve sportive rinore që do të zhvillohen gjatë kësaj fundjave në Kërçovë në kuadër të programit PHV. Në takimin e mbajtur mes përfaqësuesve të dy organizatave u diskutua për realizimin e dy turneve sportive me pjesëmarrjen e gjimnazistëve, në volejboll dhe futboll, me qëllim promovimin e sportit, humanizmit dhe bashkëpunimit mes të rinjve. Më shumë detaje rreth kësaj ngjarje sportive pët Tv Uskana dha kryetari i organizatës sportive Rrjeta e Yjeve,Abdulla Dauti.



Të ndryshme
Më shumë