Huawei ka prezantuar dy produkte të reja premium që tregojnë ambicien e kompanisë për të dominuar segmentin luksoz dhe profesional të teknologjisë. Bëhet fjalë për tabletin MatePad Pro 12.2 dhe orën inteligjente Ultimate Design me diamantë. Me këtë lançim, kompania kineze synon të forcojë imazhin e saj si markë inovative dhe elitare, pavarësisht sfidave që ka hasur vitet e fundit në tregun global.
MatePad Pro Max
Produkti kryesor i prezantimit është MatePad Pro Max 13.2 inch, të cilin Huawei e quan tableti më i hollë në botë, me një trashësi maksimale prej 4.7mm. Pajisja kombinon një dizajn ekstremisht të hollë me performancë të lartë dhe teknologji moderne ekrani. Ajo përdor ekranin 3K OLED PaperMatte, i cili imiton ndjesinë e letrës gjatë përdorimit, ndërsa ruan ngjyrat intensive dhe kontrastin e lartë tipik të paneleve OLED premium. Tableti është projektuar veçanërisht për profesionistët kreativë dhe përdoruesit që kërkojnë produktivitet të lartë.
Përveç dizajnit ultra të hollë qw peshon vetëm 509 gramë, Huawei po promovon edhe integrimin e fortë të ekosistemit të saj softuerik. MatePad Pro Max ofron funksione të avancuara multitasking dhe lidhje të shpejtë me pajisje të tjera Huawei, duke krijuar një eksperiencë të unifikuar për përdoruesit e markës.
Ora inteligjente Ultimate Design
Ndërkohë, ora inteligjente Ultimate Design është orientuar plotësisht drejt tregut luksoz dheu zhvillua në bashkëpunim me dizenjuesen Francesca Amfitheatrof. Pajisja përfshin 99 diamantë të vërtetë natyralë dhe një kornizë të veshur me ar, duke e transformuar smartwatch-in nga një pajisje teknologjike në një aksesor mode dhe statusi. Edhe pse ofron funksione moderne si monitorimi i shëndetit dhe aftësi për zhytje, elementi kryesor mbetet dizajni luksoz dhe materiali premium. Huawei po përpiqet të bashkojë elegancën tradicionale të orëve zvicerane me teknologjinë moderne inteligjente.
Këto dy produkte janë pjesë e strategjisë së re të Huawei për t’u fokusuar në segmentin premium, në një kohë kur tregu global i smartphone-ve është ngopur dhe konkurrenca në segmentin mesatar është bërë shumë agresive. Duke investuar në materiale luksoze, dizajn unik dhe rekorde inxhinierike, kompania synon të diferencohet nga rivalët dhe të tërheqë konsumatorët që kërkojnë pajisje të veçanta dhe ekskluzive.