TV LIVE
Nga Vendi
8 May 2026
Ahmeti në pritjen e BE-së: Rruga e vetme e Maqedonisë së Veriut është ajo e BE-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i shoqëruar nga ish ministi i punëve të jashtme Bujar Osmani, nënkryetari Faton Ahmeti dhe sekretari i përgjithshëm Arbër Ademi sonte ishin pjesë e pritjes së  organizuar nga ambasadori i e BE-së në Shkup, Michalis Rokas  në nderë të ditës së Europës. Ahmeti theksoi

“Sonte, së bashku me bashkëpunëtorë, mora pjesë në pritjen e organizuar me rastin e Ditës së Evropës, një ngjarje që simbolizon vlerat e bashkëpunimit, paqes dhe integrimit evropian.

Rruga jonë drejt Evropës mbetet orientim i palëkundur politik dhe strategjik. Angazhimi për institucione të forta, barazi, demokraci dhe perspektivë evropiane për qytetarët tanë vazhdon me përkushtim të plotë.”



Të ndryshme
Më shumë