TV LIVE
Nga Vendi
14 May 2026
SHF “MILTO GURRA” E FSH. GARANË-STRELLCË SHËNOI DITËN E SHKOLLËS ME PROGRAM TË PASUR KULTURORO-ARTISTIK

Në një atmosferë festive dhe me një program të pasur kulturoro-artistik, Shkolla Fillore “Milto Gurra” në fshatin Garanë-Strellcë shënoi ditën e shkollës.
Manifestimi nisi me fjalën përshëndetëse të drejtorit të shkollës, Shukri Sadiku, i cili u uroi mirëseardhje të pranishmëve dhe falënderoi nxënësit, arsimtarët dhe prindërit për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në rrugëtimin arsimor të shkollës.

Më pas, në skenë u paraqitën  nxënësit të cilët me recitale, këngë, valle dhe pika të ndryshme artistike krijuan një atmosferë të veçantë dhe tërhoqën vëmendjen e publikut të pranishëm.

Në kuadër të manifestimit, drejtuesit e shkollës ndanë mirënjohje për nxënësit dhe arsimtarët që kanë arritur rezultate të dalluara gjatë këtij viti shkollor. Po ashtu, mirënjohje u ndanë edhe për personat dhe kontribuuesit që kanë ndihmuar në zhvillimin dhe përmirësimin e kushteve mësimore në këtë institucion arsimor.


 



Të ndryshme
Më shumë