TV LIVE
Nga Vendi
16 May 2026
BDI nisi Akademinë Politike për gjeneratat e reja

Ka nisur Akademia Politike e Bashkimit Demokratik për Integrim, platformë e dedikuar për formimin, avancimin dhe fuqizimin e gjeneratave të reja në politikë.

Nga BDI bëjnë të ditur se akademia synon të krijojë kuadro të reja politike përmes edukimit, angazhimit dhe zhvillimit të kapaciteteve udhëheqëse të të rinjve.

“Gjenerata e re filloi një rrugëtim të ri të dijes, angazhimit dhe përgjegjësisë politike, me energji dhe ide të reja për të ardhmen”, thuhet në njoftimin e partisë.

Sipas BDI-së, të rinjtë përmes kësaj platforme do të kenë mundësi të marrin pjesë aktive në ndërtimin e proceseve politike, shoqërore dhe kombëtare, duke u përgatitur për sfidat e kohës dhe përfaqësim dinjitoz në të ardhmen.

Nga partia theksojnë se Akademia Politike paraqet investim afatgjatë në dije, lidership dhe zhvillim politik, duke e konsideruar gjeneratën e re si faktor kyç për të ardhmen. përcjell Zhurnal.mk .



Të ndryshme
Më shumë