TV LIVE
Nga Vendi
19 May 2026
Gjykata Administrative dhe DAP me memorandum për lidhje digjitale përmes platformës EPUS

Gjykata Administrative dhe Drejtoria e të Ardhurave Publike kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për vendosjen e lidhjes digjitale përmes platformës EPUS, në kuadër të procesit të modernizimit dhe digjitalizimit institucional.

Me këtë memorandum synohet forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe krijimi i një komunikimi elektronik më të shpejtë, më efikas dhe më funksional ndërmjet dy institucioneve, duke lehtësuar shkëmbimin e dokumenteve dhe të dhënave zyrtare.

Nga Gjykata Administrative theksojnë se ky është një hap i rëndësishëm drejt avancimit të sistemit gjyqësor dhe harmonizimit të tij me standardet bashkëkohore evropiane, duke kontribuar në rritjen e efikasitetit dhe transparencës në funksionimin institucional.

Platforma EPUS pritet të përmirësojë ndjeshëm procedurat administrative dhe komunikimin elektronik ndërmjet institucioneve publike në vend



Të ndryshme
Më shumë