TV LIVE
Sport
20 May 2026
Kërçovari Arian Abdiu do të përfaqësojë Maqedonia e Veriut në garat ndërkombëtare të çiklizmit

Profesori i gjuhës angleze nga Kërçova, Arian Abdiu, vazhdon të dëshmojë se mosha është vetëm një numër kur pasioni, disiplina dhe përkushtimi ndaj sportit janë pjesë e përditshmërisë.

Në moshën 43-vjeçare, ai po arrin rezultate të shkëlqyera në garat elitare të çiklizmit në Maqedoninë e Veriut, duke u renditur së fundmi në vendin e dytë në konkurrencën elitare, ndërsa në grupmoshën e tij dominoi bindshëm pa konkurrencë.

Falë formës së lartë sportive dhe paraqitjeve të vazhdueshme pozitive, Arian Abdiu do të përfaqësojë Maqedonia e Veriut në kuadër të Federatës së Çiklizmit të Maqedonisë së Veriut në garat ndërkombëtare që do të zhvillohen në periudhën e ardhshme.

Përveç profesionit si profesor i gjuhës angleze, ai mbetet një inspirim i vërtetë për të rinjtë dhe sportdashësit, duke dëshmuar se puna, përkushtimi dhe një stil i shëndetshëm jetese sjellin sukses në çdo moshë.

Kërçova vazhdon të krenohet me sportistët e saj që po e prezantojnë qytetin me dinjitet në arenën sportive!



Të ndryshme
Më shumë