Në mbledhjen e fundit të Këshillit Komunal të Kërçovës, këshilltarët e AKI-së ngritën zërin kundër, siç thanë ata, diskriminimit etnik që po ndodh në institucionet e qytetit.
Këshilltari Shefki Imeti deklaroi se shqiptarët në Kërçovë po diskriminohen në çdo institucion, duke akuzuar pushtetin lokal për përfaqësim jo të barabartë të shqiptarëve në organet komunale.
Ndaj këtyre akuzave reagoi këshilltari i LSDM-së, pjesë e shumicës në këshill, Stevo Stefanoski, i cili përmes leximit të emrave të anëtarëve nëpër komisione tentoi të dëshmojë se nuk ka diskriminim etnik.
Megjithatë, Imeti iu kundërpërgjigj duke theksuar se edhe në këto komisione raporti mbetet i pabarabartë, duke thënë se në shumicën e rasteve përbërja është “dy maqedonas me një shqiptar”.
Në debat u përfshi edhe sekretari i Komunës së Kërçovës, Aleksandar Mickoski, i cili mohoi se bëhet fjalë për diskriminim, duke theksuar se emërimet janë bërë në bazë të përgatitjes profesionale.
Kritika gjatë debatit adresoi ndaj kolacionit Vlen edhe këshilltarja Syarta Saliu Osmani, e cila tha se mos prezenca e tyre gjatë vizitës së kryeministrit Hrisian Mickoski në Kërçovë , nuk e fsheh turpin që ata sipas saj kanë bërë ndaj shqiptarëve.