TV LIVE
Nga Vendi
21 May 2026
Si u shndërrua Denion Meidani në ambasadorin më të survejuar në Maqedoninë e Veriut? Karamuço zbulon prapaskenat

Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço, gjatë një paraqitjeje në emisionin Top Story, ka komentuar zhvillimet dhe spekulimet për largimin e mundshëm të ambasadorit shqiptar në Shkup, Denion Meidani. Sipas tij, Meidani është “ambasadori më i ndjekur, më i përgjuar dhe më i survejuar” që ka pasur ndonjëherë Maqedonia e Veriut, përcjell INA.

Karamuço tha se ndaj ambasadorit janë ngritur edhe akuza se aktiviteti i tij diplomatik synon destabilizimin e vendit, por theksoi se veprimtaria e tij zhvillohet brenda procedurave zyrtare dhe linjës institucionale të diplomacisë shqiptare. Ai nënvizoi se Meidani ka qenë veçanërisht aktiv në çështjet që lidhen me studentët dhe të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Sipas Karamuços, studentët shqiptarë kanë gjetur mbështetje tek ambasadori, më shumë sesa te klasa politike lokale, duke e kthyer figurën e tij në një nga emrat më të komentuar të kohëve të fundit në skenën politike e diplomatike.



Të ndryshme
Më shumë