Sot zhvillova një takim miqësor me Sh.T.Z. Christoph Sommer, Ambasador i Konfederatës Zvicerane në Republikën e Maqedonisë së Veriut,shkuran Ali Ahmeti
Gjatë bisedës sonë vlerësuam marrëdhëniet tradicionalisht të shkëlqyera ndërmjet Zvicrës dhe vendit tonë, si dhe kontributin e vazhdueshëm zviceran përmes programeve të bashkëpunimit në fusha me rëndësi strategjike, si qeverisja demokratike dhe e mirë, zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm, si dhe mbrojtja e ujit dhe mjedisit.
Në këtë kontekst, theksova rëndësinë e ruajtjes dhe avancimit të arritjeve strategjike të vendit. Marrëveshja Kornizë e Ohrit, Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja për Fqinjësi të Mirë mbeten shtylla themelore për paqen, stabilitetin, bashkëjetesën ndëretnike dhe përparimin e vendit në rrugën e integrimit evropian.
Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës ndaj proceseve demokratike dhe zhvillimore në vend, si dhe gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në të ardhmen. përcjell Zhurnal.mk .