Marcus Rashford ka refuzuar tri oferta nga klube të ndryshme të Ligës Premier gjatë këtij afati kalimtar, sipas gazetarit të pavarur Sam C.
Pavarësisht interesimit nga klubet angleze, sulmuesi 28-vjeçar raportohet se nuk dëshiron të transferohet te një tjetër skuadër e kampionatit anglez, të paktën në rrethanat aktuale.
Rashford thuhet se e ka të qartë prioritetin e tij dhe dëshiron të vazhdojë karrierën te Manchester United, klub me të cilin ka kontratë dhe ku trajneri Michael Carrick e konsideron pjesë të planeve të skuadrës.
E ardhmja e sulmuesit anglez ka qenë në qendër të spekulimeve pas një sezoni pozitiv në Spanjë. Rashford e ringjalli formën e tij gjatë huazimit te Barcelona në sezonin 2025/26, duke shënuar 14 gola dhe dhënë 11 asistime në 47 paraqitje në të gjitha garat.
Performancat e tij kishin nxitur diskutime për një transferim të përhershëm në “Camp Nou”, por Barcelona në fund zgjodhi të transferojë Anthony Gordon.
Tashmë, Manchester United duket i gatshëm ta rikthejë Rashfordin në skuadër dhe t’i japë një tjetër mundësi në “Old Trafford”.
Refuzimi i tri ofertave nga klubet e Ligës Premier tregon se Rashford nuk e sheh aktualisht një transferim brenda Anglisë si opsion të preferuar, ndërsa e ardhmja e tij pritet të qartësohet gjatë javëve të fundit të afatit kalimtar.