TV LIVE
Nga Rajoni
24 August 2026
Bytyqi: Institucionet të formohen sa më shpejtë, ne nuk do të ndalemi derisa kjo të ndodh

Deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi ka folur sot para Qeverisë së Kosovës, gjatë zhvillimit të aksionit të tyre bashkë me deputetë të PDK-së.

Ajo ka kërkuar që institucionet të formohen dhe procesi të vazhdojë pa vonesa.

“Sot jemi këtu pranë qeverisë, para qeverisë dhe abuzimi me shtetin po vazhdon, bllokada me shtetin po vazhdon. Ajo çka është e rëndësishme që ne jemi betuar si deputetë për ta mbrojtur kushtetutën dhe gjithmonë do të jemi në mbrojtje të kushtetutës. Andaj nuk do të ndalemi derisa institucionet të formohen, qeveria të formohet dhe të vazhdojmë punën e të mos bllokohemi. Andaj ftoj edhe një herë zotin Kurti që të vjen në Kuvend, të formojë institucionet dhe të vazhdojmë punën tutje”, tha ajo. 



Të ndryshme
Më shumë