Modelja e njohur shqiptare, Vildane Zeneli, ka publikuar disa fotografi të reja në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve.
Në imazhet e publikuara, Vildane shfaqet e veshur me një fustan të gjatë me vija të kuqe dhe të bardha, i cili i thekson linjat e saj.
Me flokët e lëshuara dhe një pozë elegante, modelja ka sjellë një paraqitje mjaft atraktive, ndërsa postimi ka marrë reagime nga ndjekësit e saj.
Vildane Zeneli është një nga modelet kosovare më të njohura, e cila vazhdimisht ndan me ndjekësit momente nga jeta dhe aktivitetet e saj përmes rrjeteve sociale.
