TV LIVE
Nga Vendi
29 August 2026
29 GUSHT 1988, DITA KUR KUMANOVA NGRITI ZËRIN PËR MBROJTJEN E ARSIMIT TË MESËM NË GJUHËN SHQIPE

Kur e kujtojmë të kaluarën, e ndërtojmë më fuqishëm të ardhmen!

Etem Xheladini

29 gusht 1988 nuk është thjesht një datë në kalendar. Është një dëshmi historike e qëndresës, e guximit dhe e sakrificës së rinisë shqiptare, prindërve, punëtorëve të arsimit të Kumanovës, e cila në zemër të qytetit doli në demonstrata masive për të mbrojtur një të drejtë themelore njerëzore, të drejtën për arsimim në gjuhën amtare shqipe.
Në atë kohë, pushteti komunist kishte ndërmarrë masa të dhunshme për mbylljen e arsimit të mesëm, ku mbi 1500 qytetar shqiptar u malltretuan kazamateve të policis, qindra u dënuan nga dy muaj burg, e dhjetra me vite vetëm se morën pjes në mbrojtje arsimit të mesëm në gjuhën shqipe, duke cenuar rëndë të drejtën e shqiptarëve për arsim, dinjitet dhe barazi. Por rinia e popullata shqiptare nuk heshti! Në rrugët dhe sheshet e Kumanovës u dëgjua zëri i një gjenerate që nuk pranoi të pajtohej me padrejtësinë. Ishte një përballje e guximshme me një sistem represiv, ku kërkesa ishte e thjeshtë, por madhështore në përmbajtjen e saj, shqiptarët duan të mësojnë në gjuhën e tyre! Pavarësisht represionit, presioneve dhe dhunës së ushtruar ndër vite, popullata shqiptare e Kumanovës dhe Likovës nuk u nënshtrua kurrë. Përkundrazi, qëndresa e saj u shndërrua në një kapitull të rëndësishëm të historisë së arsimit shqip në këtë trevë.
Sot, kur shohim institucionet arsimore që janë ngritur dhe zhvilluar ndër vite si: gjimnazet, shkollën ekonomike, teknike, bujqësore, medicinën, e deri te arsimi universitar në Kumanovë, duke hapur më 2008 fakultetin e “AB”, duhet të kujtojmë se pas këtyre institucioneve qëndrojnë dekada sakrifice, përpjekjeje dhe qëndrese. Ajo që sot mund të duket e zakonshme, dikur ishte një ëndërr për të cilën u protestua, u sakrifikua dhe u vu në rrezik liria.
Prandaj, fotografitë dhe dëshmitë e 29 gushtit 1988 nuk duhet t’i shohim vetëm si kujtime të së kaluarës. Ato janë një thirrje për brezat e sotëm dhe të ardhshëm. Mos e harroni atë që u fitua me sakrificë! Mos e harroni zërin e rinisë, e popullatës që nuk u dorëzua! Mos e harroni se arsimi në gjuhën amtare është e drejtë, identitet dhe themel i dinjitetit kombëtar. Sepse një popull që e njeh dhe e respekton të kaluarën e tij, e ndërton më me siguri të ardhmen.

29 GUSHT 1988, kujtesë, qëndresë dhe amanet për brezat!



Të ndryshme
Më shumë