TV LIVE
Nga Vendi
1 September 2026
Aksident trafiku në magjistralen Mavrovë-Rostushë, lëndohen dy persona

MPB njofton se ka ndodhur një aksident në rrugën magjistrale Mavrovë – Rostushë, në të cilën janë lënduar dy peresona.

“Më 31.08.2026 në ora 18:00 në DPB Gostivar është raportuar se në kryqëzimin e rrugës magjistrale Mavrovë – Rostushë ka ndodhur një aksident komunikacioni midis një automjeti të udhëtarëve “BMW” me targa të Strumicës, i drejtuar nga I.Xh. (31) nga fshati Dorlombas i Strumicës, dhe një automjeti transportues “MAN” me rimorkio me targa të Vinicës, i drejtuar nga M.U. (30) nga Dellçeva. Në aksident lëndime të rënda trupore kanë pësuar të dy shoferët, të konstatuara në Qendrën Urgjente në Gostivar.

Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi hetimor nga DPB Gostivar”, thonë nga MPB.



Të ndryshme
Më shumë