TV LIVE
Nga Vendi
2 September 2026
OH"KALLIRI I MIRËSISË“ NË KËRÇOVË ME AKSION HUMANITAR „ÇANTA SHKOLLORE“

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, organizata humanitare „Kalliri i Mirësisë“ në Kërçovë po realizon aksionin humanitar „Çanta Shkollore“, i cili ka për qëllim të ndihmojë fëmijët jetim dhe ato në nevojë.
Kryetari „Kallirit të Mirësisë“ në Kërçovë, Muhamed Mehmeti,thotë se në kuadër të këtij aksioni do të përfitojnë rreth 120 fëmijë, kryesisht jetimë dhe fëmijë me status të rrezikuar social.
Për secilin prej tyre janë siguruar kupona në vlerë prej 2.000 denarësh, të cilët mund të përdoren në libraritë e qytetit për blerjen e çantave dhe mjeteve të tjera shkollore.



Të ndryshme
Më shumë