Një ngjarje tronditëse është shënuar në shtetin e Meksikës.
Muzikanti meksikan Jonathan Meléndez, gruaja e tij shtatzënë, vajza 3-vjeçare, si dhe dadoja e tyre u gjetën të pajetë.
Tastieristi 38-vjeçar i grupit të njohur indie rock Camilo Séptimo, ishte midis atyre që u gjetën të pajetë në një apartament në një lagje luksoze, njoftoi Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Shtetit të Meksikës.
Gruaja e tij, Ana Paula, 35 vjeçe, ishte katër muajshe shtatzënë. Familja e dados konfirmoi për gazetarët se 21-vjeçarja, e quajtur Aleida Romero Victorio, punonte për çiftin.
Një bashkëpunëtor i Meléndez, i identifikuar si Diego Sebastián “N”, akuzohet si autori i mundshëm i krimit, tha zyra e prokurorit meksikan.