TV LIVE
Nga Rajoni
5 September 2026
PDK aksion politik dhe juridik për situatën me Presidentin, Hamza: Nuk mjaftohemi më me kërkesa

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka paralajmëruar forma të reja të veprimit politik, institucional dhe juridik përballë krizës institucionale në Kosovë.

“Durimi ynë institucional nuk duhet të ngatërrohet me pranimin e paligjshmërisë”, tha Hamza, duke theksuar se situata nuk është më një mosmarrëveshje e zakonshme politike, por çështje që prek rendin kushtetues.

“Kjo nuk është betejë për pushtet. Është betejë për kufijtë e pushtetit”, deklaroi ai, duke kërkuar respektimin e Kushtetutës dhe vendimeve të gjykatave.



Të ndryshme
Më shumë