TV LIVE
Sport
5 September 2026
Nesër në Basel zhvillohet turneu tradicional “XIXA Cup 2026”

Shoqata Humanitare “Greshnica” organizon edicionin e radhës të turneut tradicional të futbollit të vogël “XIXA Cup 2026”, i cili do të zhvillohet nesër (6 shtator 2026), duke filluar nga ora 10:00, në Basel të Zvicrës.

Turneu do të zhvillohet në formatin 5+1, ndërsa tarifa e pjesëmarrjes për ekipet është 150 franga zvicerane.

Për ekipet më të suksesshme janë paraparë edhe shpërblime në të holla: vendi i parë 1.000 franga, vendi i dytë 500 franga dhe vendi i tretë 300 franga.

Turneu do të mbahet në adresën Zu den drei Linden 8, 4058 Basel.

Në linkun e mëposhtëm mund të shikoni ekipet pjesëmarrëse dhe orarin e ndeshjeve:

https://www.meinturnierplan.de/c/csv92w8i/xixa-cup-2026/



Të ndryshme
Më shumë