TV LIVE
ShowBiz
9 September 2026
Bebe Rexha merr pjesë në galanë e amfAR dhe performon për të pranishmit!

Bebe Rexha ishte ndër artistet që morën pjesë në galanë vjetore të amfAR në Venecia, ku u shfaq me një paraqitje elegante dhe performoi gjatë mbrëmjes së organizuar për mbledhjen e fondeve në mbështetje të kërkimit dhe luftës kundër HIV/AIDS.

Këngëtarja shqiptaro-amerikane u fotografua gjatë eventit në Venecia, duke zgjedhur një pamje glamuroze për një prej mbrëmjeve më të rëndësishme të festivalit.

Rexha ishte mes emrave të njohur të industrisë së muzikës, filmit dhe modës që morën pjesë në galanë e amfAR, e cila këtë vit u zhvillua në Hilton Molino Stucky.

Gjatë mbrëmjes, Rexha performoi tre këngë për të pranishmit, duke sjellë në event edhe repertorin e saj muzikor.

Pas performancës, këngëtarja kërkoi nga publiku të vazhdonte atmosferën festive. Në vijim, me kërkesën e Princeshës Margarita të Holandës, Rexha realizoi edhe një “encore”, duke rikthyer këngën “I’m Good” edhe një herë.

Gala e amfAR në Venecia bashkoi figura të njohura për një mbrëmje kushtuar mbledhjes së fondeve për kërkimin shkencor dhe luftën kundër HIV/AIDS.

Eventi përfshiu gjithashtu një ankand bamirësie dhe nderoi aktoren Pamela Anderson me Award of Courage, ndërsa artistja Marina Abramović mori Award of Inspiration. Sipas raportimeve, gala arriti të mbledhë rreth 3 milionë dollarë.

Prania e Bebe Rexhës në këtë event vjen në kuadër të angazhimeve të saj gjatë Festivalit të Filmit në Venecia, ku këngëtarja ka tërhequr vëmendje si me paraqitjet e saj, ashtu edhe me performancën në galanë e amfAR.



Të ndryshme
Më shumë