TV LIVE
Nga Vendi
9 September 2026
Toshkovski pas dorëzimit të Bajramit: Të gjithë ata që janë në arrati do të përballen me ligjin

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, gjatë vizitës në SPB Tetovë, ka folur edhe për ndalimin dhe dorëzimin e ish-drejtorit të Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami, i cili ndodhej në arrati.

Toshkovski bëri të ditur se Bajrami është ndaluar në pikën kufitare dhe më pas është dërguar në Burgun e Shkupit. Sipas tij, gjatë ditës së sotme ai pritet të dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake.

“Në pikën kufitare është ndaluar personi që e përmendët dhe më pas do të merren të gjitha masat ligjore, ndërsa tani është dërguar në Burgun e Shkupit. Gjatë ditës së sotme do të nxirret para gjykatësit të procedurës paraprake. Ngadalë, të gjithë ata që ishin në arrati po sigurohen dhe do të ballafaqohen me ligjin, për ta treguar pafajësinë e tyre, ose Prokuroria për të dëshmuar fajësinë e tyre”, deklaroi Toshkovski.

Duke folur për incidentet e dhunshme ndërmjet grupeve të tifozëve në Tetovë, ministri tha se Ministria e Punëve të Brendshme po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

“MPB është e gatshme për të gjitha sfidat, pavarësisht nëse bëhet fjalë për dhunë në mes grupeve etnike. Jam i sigurt se janë marrë të gjitha masat nga MPB. Në të ardhmen do të duhet të veprojmë edhe në mënyrë parandaluese. Institucionet duhet ta bëjnë punën e tyre”, tha Toshkovski.



Të ndryshme
Më shumë