TV LIVE
Nga Vendi
10 September 2026
“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Sllupçan, nesër tubim për drejtësi dhe nderim të heronjve

Sllupçani do t’i bashkohet nesër thirrjes për drejtësi, përmes një tubimi që do të mbahet në orën 19:00, pranë Memorialit të Heronjve të Kombit përcjell INA.

Lajmin e ka bërë të ditur Daut Haradinaj, i cili përmes një njoftimi ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen tubimit dhe të jenë pjesë e kësaj ngjarjeje.

Sipas njoftimit, në Sllupçan do të ndizet “Zjarri i Lirisë”, në një aktivitet që synon të përcjellë mesazhe për drejtësi, liri dhe respekt për figurat e heronjve të kombit.

Tubimi do të zhvillohet pranë memorialit, një vend me rëndësi simbolike për banorët e Sllupçanit dhe më gjerë. Organizatorët presin që qytetarët të mblidhen për të shprehur mbështetjen e tyre për mesazhin e drejtësisë dhe për të nderuar kujtimin e atyre që konsiderohen heronj të kombit.

Thirrja për pjesëmarrje vjen në kuadër të aktiviteteve që synojnë të mbajnë të gjallë kujtesën, por edhe të përcjellin një mesazh publik për drejtësi dhe liri.

Tubimi në Sllupçan do të mbahet nesër, në orën 19:00, pranë Memorialit të Heronjve të Kombit./INA/



Të ndryshme
Më shumë