Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka deklaruar se nëse opozita paraqet kërkesë në Kuvend, ata jemi këtu dhe do të përgjigjen pozitivisht, transmeton Portalb.mk.
“Kjo Qeveri ka marrë besimin e qytetarëve për ta udhëhequr mandatin katërvjeçar. Zgjedhjet e rregullta i kemi në prill të vitit 2028, por nëse opozita paraqet kërkesë në Kuvend për zgjedhje të parakohshme, ne jemi këtu, do të përgjigjemi pozitivisht, do të kemi zgjedhje dhe do t’i fitojmë”, theksoi Mickoski.
Debati për zgjedhje të parakohshme parlamentare është rikthyer fuqishëm në Maqedoninë e Veriut, por deklaratat e partive po krijojnë situatë paradoksale.
Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se është i gatshëm të shkojë në zgjedhje nëse këtë e kërkon opozita, ndërsa opozita po përgjigjet se është gati dhe kërkon që menjëherë të caktohet data.
Në anën tjetër, VLEN nuk i sheh zgjedhjet si prioritet, ndërsa Aleanca për Shqiptarët dhe BDI deklarohen të gatshme për përballje të re elektorale.
Mickoski, disa herë e ka përsëritur idenë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Edhe në maj dhe qershor të këtij viti, ai tha së shpejti do të ketë zgjedhje,për të shtuar një ditë më pas se dëshiron që zgjedhjet parlamentare të mbahen në vitin 2028.